Saka drejt largimit nga Arsenal, sulmuesi ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi Bukayo Saka ka pranuar se ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve pas spekulimeve për largimin e mundshëm nga Arsenal.

20-vjeçari është duke dëshmuar kualitetin në Premierl League, ku është bërë një ndër yjet kryesorë të formacionit bazë të Mikel Artetas.

Arsenal” nuk është kualifikuar në Ligën e Kampionëve që nga viti 2016, ndërkohë,drejtuesit janë duke punuar për t’ia rinovuar kontratën Sakas.

Liverpool dhe Man City gjithashtu e duan lojtarin dhe raportohet se do provojnë në verë ta bindin për një largimin nga “Emirates” nëse dështojnë të kualifikohen edhe këtë vit në Ligën e Kampionëve.

Saka për “Sky Sports” ka pranuar se ka ëndërr që të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se Liga e Kampionëve krijon shumë natë magjike dhe është ëndërr që të kem eksperiencë një prej nesh dhe shpresoj që të kem shumë të tillë”.

Ndërkohë, Arsenalin e pret një sfidë e vështirë ndaj Wolves.