KPK-ista e Komisionerëve, keni lënë nam, por vazhdoni edhe dy vite!

Nga Flamur Vezaj

Mazhoranca dhe opozita u bënë bashkë që t’i japin rrogën edhe dy vite të tjera anëtareve të KPK-së e komisionerëve të partisë! 

Pra për rrogat e këtyre, u bënë bashkë dhe ndryshuan përsëri Kushtetutën! 

Por, kujt ja zgjatët mandatin:

Atyre që i zgjodhët vetë duke mos respektuar edhe kriteret e përzgjedhjes!

Atyre që kanë probleme të theksuara në pasurinë e tyre!

Atyre që kanë përfituar prona në mënyrë të paligjshme! 

Atyre që dalin të lidhur direkt/indirekt me persona me precedentë të theksuara kriminal! 

Atyre që nuk guxuan të largojnë nga sistemi asnjë ish-sigurim të shtetit! 

Atyre që i’a paguajnë pushimet dhe seminaret në hotele luks ose persona me precedent kriminal!

Atyre që bëjnë pushime në hotelet e personave që janë marrë me trafiqe të ndryshme! 

Atyre që kanë mesataren e shkollës 6.5 dhe në mungesë të theksuar profesionale!

Atyre që shumica prej tyre janë me diploma korespodence! 

Atyre që  në shume raste na zhgënjyen me vendimarrjen e tyre!

Atyre që gjykuan me shume standarte sipas interesave te ndryshme! 

Atyre që nuk mbajnë presionin dhe kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtaret! 

Atyre që ndonjëherë ndërkombëtaret (që nuk njohin ligjin shqiptare) I diktojnë vendimet! 

Atyre që kaluan njerëz me probleme financiare, profesionale apo edhe integritetin! 

Atyre që mbyllën sytë e kaluan persona të lidhur me individë apo familjarë të dënuar për vepra te rënda! 

Atyre që kaluan nipin e anëtarit të “Bandës së Lushnjës”!

Atyre që kaluan motrën e shoqëruesit të pilotit Italian Riformato ne inspektimit e zonës ku do të ulte avionin!

Etj etj...

Apo i zgjatet mandatin komisionereve ish/anëtarë të kabinetit të ministrave të mazhorancës! 

Komisionerëve që vendosin të ankimojnë vetëm rastet kur ia kërkon partia ose ndërkombëtarët! 

Komisionerëve që nuk ankimojnë vendimet 2 me 1 por atyre që kalojnë me 3 vota! 

Komisionereve që bëjnë pazare dhe ankimojnë vendimet vetëm me porosi! 

Komisionerëve që mbyllin sytë e veshët për individë që kanë probleme të theksuara financiare, profesionale e morale!

Etj, etj.