Berisha prezanton nesër në Durrës kandidatin për kryetar bashkie, Ardian Muka

Lideri historik i PD, Sali Berisha prezanton nesër në Durrës Ardian Mukën, si kandidat për kryetar bashkie të koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë'.  

Sipas njoftimit të bërë publik nga ish-kryeministri, takimi do të zhvillohet të premten në orën 17:30 në ambientet e Universitetit UFO. 

Njoftim!
Nesër, ditën e premte, më datë 11 shkurt, ora 17:00, në ambientet e Universitetit UFO prezantojmë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Durrësit, Z. Ardian Muka. Ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit të marrin pjesë! sb