Kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Brdaric: Kishim fat!

Vllaznia fitoi 1-0 në shtëpi përballë Flamurtarit dhe siguron biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas ndeshjes, trajneri Tomas Brdaric dha një prononcim për mediat, ku pranoi se ekipi i tij pati fat në këtë sfidë.

“E rëndësishme është që u kualifikuam dhe nuk duhet të shikojmë shumë gabimet. Ndoshta kishim pak fat, por ndoshta fati është i nevojshëm ndonjëherë. Duhet të jemi të kujdesshëm për analizimin e lojtarëve.”

“Gjendja e fushës tonë nuk ishte më e mira e mundshme. Do të fokusohemi tek ndeshja e radhës dhe më pas  do të analizojmë dhe ndeshjen e sotme kur të jemi më të qetë,” u shpreh Brdaric

Ndeshja ndaj Teutës

“Përpara përballjes me Laçin kemi pasur një përmirësim të madh dhe atë ndeshje e dominuam pavarësisht se nuk e fituam. Ndeshja me Teutën do të jetë ndryshe sepse kemi tifozët pranë, Duhet të jemi të bashkuar dhe besoj se do dalim mirë.”