Pas lajmit të shtatzënisë së Rihhanës, Drake ia nis punës

Drake lançoi ​​​​albumin e tij të gjashtë “Certified Lover Boy” në shtator 2021, i cili vazhdoi të qëndronte numrin 1 në “Billboard 200”, për një kohë të gjatë.

Së fundmi reperi është parë duke dalë nga një studio regjistrimi në Los Angeles dhe ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë kjo, apo jo? Muzikë e re!

Këto foto të Drake, vijnë një javë pasi ish e dashura e tij Rihanna njoftoi se po pret fëmijën e parë me të dashurin e saj aktual A$AP Rocky.

Drake doli nga studioja me një laptop nën krah, i veshur me një këmishë të bardhë me kopsa dhe pantallona të zeza.

Ai dukej disi i shpërqendruar, ndërkohë që ishte i shoqëruar nga dy burra të tjerë. Nuk dihet nëse Drake është prekur emocionalisht nga lajmi i shtatzënisë së Rihanna-s.

Kanë kaluar më shumë se pesë vjet që kur ata i dhanë fund përfundimisht romancës së tyre.

Drake dhe RiRi u takuan për herë të parë në vitin 2005, dhe dyshja vazhduan të ndanin skenën së bashku. Romanca e tyre nisi në vitin 2009.

Rikujtojmë se Rihanna zbuloi se është shtatzënë për herë të parë, me një seri fotosh të ëmbla të realizuara në New York gjatë fundjavës.