Milani forcon prapavijën, drejt zyrtarizimit të marrëveshjes me mbrojtësin holandez

Maldini dhe Massara nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Sven Botman, që mbetet objektivi kryesor i Milanit për të përforcuar mbrojtjen.

Marrëveshja me mbrojtësin holandez, që pëlqen që të vishet kuqezi, duket shumë pranë, pasi agjenti i lojtarit Nikkie Bruinenberg ishte dje i pranishëm në “San Siro” për të parë ndeshjen kundër Lazios, ndërsa sot ka takuar drejtuesit kuqezi në “Casa Milan”.

Ka qenë një ditë e ngarkuar për drejtuesit e Milanit, që kanë takuar edhe agjentët e Theo Hernandez për të diskutuar detajet e fundit për rinovimin e kontratës.