Juve i vendos ultimatum Dybalas, argjentinasi nuk pranon kërkesat e drejtuesve

E ardhmja e  Paolo Dybala, vazhdon të jetë “pezull” pasi lojtari dhe “Zonja e Vjetër” nuk kanë gjetur akoma gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

Rrezikshmëria për tu larguar si një lojtarë i ri në fund të sezonit ka bërë që bardhezinjtë të mos heqin dorë kollaj nga sulmuesi i tyre, dhe po mundohen të plotësojnë kërkesat e argjentinasit për ta bërë atë të rinovojë kontratën.

Juventus i ka ofruar pagën prej shtatë milionë eurove në sezon, aq sa e ka edhe Dusan Vlahovic. “Zonja e Vjetër” i ka bërë të qartë argjentinasit se nuk mund të ngritin më shumë ofertën e tyre dhe shuma prej shtatë milionë eurove në sezon është maksimumi që mund t’i ofrojnë.