VIDEO/ Berisha-demokratëve: Vota për kandidatin e Lulzim Bravës, votë për Edi Ramën

Lideri historik i PD, Sali Berisha fton demokratët të votojnë kandidatët e koalicionit opozita 'Shtëpia e Lirisë' në 6 mars. 

Berisha prezantoi në Vorë kandidatin për kryetar bashkie, Lulzim Vrana. 

Ish-kryeministri kishte një mesazh edhe për kandidatin e Lulzim Bashës, Ymer Marku. 

"Çdo votë për kandidatin e Lulzim Bravës është absolutisht votë për Edi Ramën. Dhe unë i them këtu ju, banorë të Domjes, Bërxullës, Prezës, nëse Ymer Marku dhe secili demokrat i këtyre trevave donte të kandidonte me primare, nuk ka patur asnjë pengesë, por, ne premtuam se kandidatët se do t'i nxirrni ju dhe jo ne, se do jeni ju anëtarët me votën e lirë që do të caktoni se cilin do të mbështesni në këto zgjedhje.

E premtoi 8 vite peng Basha dhe nuk e bëri, e premtuam 3 muaj dhe e vumë në jetë. Ndaj, Ymer, nuk ke të drejtë të kërkosh asnjë votë nga demokratët, asnjë demokrati. Harroje. Po të doje të kërkoje votën e tyre, duhet t'i nënshtroheshe votës së tyre. Ne po rikthejmë votën e lirë, dinjitetin, energjinë.

Çdo votë për Lulzim Vranën, asnjë votë për ata që kanë frikë nga vota juaj. Dhe natyrisht as për atë Shehrajn i cili përfaqëson katastrofën që krijoi PS këto 3 vite në Bashkinë e Vorës. Edhe ai vetë ka qenë aty. Kjo bashki është sot financiarisht e falimentuar, vetëm e vetëm se qeverisin ata të cilët nuk ua ndjen zemra dhe shpirti për ju, por mendojnë si të pasurohen vetë".