VIDEO-SYRI TV/ I shembën shtëpinë/ Nënë Liza: Kryeministri na ftoi në zyrë për t'u tallur

Ditën e sotme u mbajt protesta e radhës nga banorët e 5 Majit.

Pikërisht sot, gjatë kohës që banorët protestonin pranë parlamentit, kryeministri Edi Rama, ftoi në zyrën e tij, 3 nga banorët e zonës.

Një ndër to, dhë nënë Liza, e kthyer tashmë në një simbol të kauzës ‘5 Maji’.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë, në edicionin e pasdites me gazetaren Armela Ferko në Syri Tv, ishte Liza Marku e cila rrëfeu detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama.

"Ishte një takim i papritur, i treguam hallin tonë dhe ai na premtoi se do i marrim pronat tona, dhe na tha se është e paligjshme. Ju do i merrni edhe më të mira, më tha. Do t’i bëjmë me taksat e shqiptarëve na tha. Unë e kam bërë me djersën time. Ai na tha se nuk e dinte kur do i marrim. Ai gjithashtu na tha se ne do trajtohemi njëlloj me banorët, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 2019. Unë i bëra të qartënse ne duam shtëpitë tona siç i kishim dhe se i duam të rregullta. Na ftuan të firmosim kontratën, shkuam , por kur ikëm atje pamë se ishte e njëjta kontratë me atë që kemi pasur dhe ne nuk e firmosëm.

Ata thonë se do e marrim shtëpinë, po se kur dhe ku nuk dinë", tregoi ajo.

Nënë Liza tregoi gjithashtu se Rama ka përdorur dhe ironi në takimin e zhvilluar sot me banorët.