VIDEO/ Banorja e '5 majit': Më kërcënoi Mazniku, u afrua dhe mendova se do më gjuante

Ditën e sotme u mbajt protesta e radhës nga banorët e '5 Majit'.

Pikërisht sot, gjatë kohës që banorët protestonin pranë parlamentit, kryeministri Edi Rama, ftoi në zyrën e tij, 3 nga banorët e zonës.

Një ndër to, dhe Lorena Nikolla, banore e lagjes ‘5 Maji’.

Për të treguar më shumë në lidhje me këtë takim dhe atë çfarë u fol 'pas dyerve të mbyllura', në edicionin e pasdites me gazetaren Armela Ferko në Syri Tv, ishte e ftuar dhe banorja Lorena Nikolla. 

Lorena Nikolla denoncon se është kërcënuar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, pas takimit me kryeministrin Edi Rama. 

Lorena Nikolla: Zotit Mazniku i drejtova vetëm një pyetje, nëse ne jetojmë në gropa septike, faji i kujt është i thashë? Dhe Rama më tha, Mazniku nuk ka ardhur këtu, por ka ardhur për mua. Po, në fillim tha ka ardhur për ju, më pas tha ka ardhur për mua. Ai erdhi vetëm për të dorëzuar dosjen që të nxirrte keq zonjën Liza Marku. Ai i tregonte me foto ja ku je, je ti këtu? Ne kemi këtë idenë për të thënë ‘po’, por po me idenë që jam unë këtu dhe jo ‘po’ me idenë që jam njoftuar. Sepse nuk është e vërtetë që jemi njoftuar. Isha shumë e mërzitur dhe Mazniku mu afrua, ja e kisha kaq afër, më drejtoi dhe gishtin. I thashë ‘ul gishtin se nuk kam asgjë me ty’. Më tha çfarë kërkon ti që ke ndërtuar dhe një kasolle. Çdo gjë është filmuar nga një vajzë që ishte aty në kryeministri dhe sigurisht që këto video nuk do të dalin asgjëkundi. Mu afrua aq shumë, dridhej dhe thashë për një moment që do të më gjuante.