Djali i Cristiano Ronaldos nënshkruan për Manchester United, merr fanellën me numrin 7

Cristiano Ronaldo Junior, djali i asit portugez Cristiano Ronaldo, ka nënshkruar zyrtarisht për Manchester United.

Ronaldo i vogël, i cili do të festojë 12-vjetorin e lindjes më 17 qershor, me rikthimin e të atit në Old Trafford nisi stërvitjet me kategoritë e të rinjve të Manchester United dhe dje u prezantua zyrtarisht si lojtar i ri i Djajve të Kuq së bashku me shokun e skuadrës Gabriel.

Cristiano Junior zgjodhi edhe numrin që do të vishte në fanellë. Sigurisht që është “7-ta”, marka e të atit.

Gjyshja e tij Dolores Aveiro ka deklaruar më parë se vogëlushi është lojtar më i mirë se Cristiano.