Laçi kualifikohet në gjysmëfinale, mposht Egnatian pas penalltive

Laçi i bashkohet Vllaznisë dhe Teutës në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit fituan ndaj Egnatias pas goditjeve të penalltive, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë përfunduan me rrjeta të paprekura.

Laçi ishte ekipi që arriti të krijonte më shumë raste  gjatë sfidës, përballë një Egnatia që dinte të mbrohej mirë.

Penalltitë dhuruan gjithashtu shumë emocione, ku u panë të humbeshin pesë të tilla, me Egnatian që gaboi tre herë dhe Laçi vetëm dy. Deliu dha goditjen finale me penalltinë e tij, duke e bërë Laçin ekipin e tretë gjysmëfinalist.