Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia kalon në gjysmëfinale, Laçi-Egnatia në shtesë

Vllaznia siguruar një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar flamurtarin me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Shkodranët i fituan të dy takimet me vlonjatet, 2-1 në transfertë dhe sot 1-0 në “Loro Boriçi”.

Mustedanagic ishte autori i golit të vetëm për kuqeblutë, por që mjaftoi për të mbyllur takimin që në minutën e 70-të.

Kësisoj, Vllaznia siguron kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës, duke vazhduar rrugën drejt mbrojtjes së trofeut, pasi është fituese në fuqi.    

Takimi tjetër çerekfinal, Laçi-Egnatia, është mbyllur pa gola. Për të përcaktuar gjysmëfinalistin, do të duhet koha shtesë, pasi takimi i parë i luajtur në “Egnatia Arena” ka përfunduar 1-1.

Duke qenë se është hequr rregulli i golit në fushë kundërshtare, meqë dy ndeshjet janë mbyllur në barazim 1-1 dhe 0-0, nevojitet koha shtesë.