VIDEO/ Bllokohet 20 min i gjithë trafiku në autostradë prej aksidentit

Përplasja e një makine në autostradën Tiranë – Durrës, që siç duket nuk ka pasur pasoja në njerëz, ka shkaktuar megjithatë bllokimin e trafikut për gati 20 minuta.

Sikurse shihet nga pamjet e marra sot në mesditë, makina e ndaluar ka bllokuar njerën korsi dhe pranë saj nuk duket asnjë punonjës policie që të përshpejtojë qarkullimin dhe në rastin më të keq, të shmangë ndonjë aksident.