Plas skandali/ ‘Është turp që u jepet hapësirë’, zbulohet mashtrimi i Antonelës me pjesëmarrjen në ‘Sanremo’

Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, ku edhe mori famë si dhe “Big Brother VIP”, Antonela Berisha ditë më parë dha lajmin se do të jetë pjesë e spektaklit të madh Italian, “Sanremo 2022”.

Por duket e tërë kjo është një mashtrim.

Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, në “Top Albania Radio”, ka hedhur poshtë lajmin që Antonela ndau me publikun.

Sipas tij, vetëm një media italiane e ka postuar dhe më pas po i njëjti lajm, është fshirë.

Gjithashtu ai ka shtuar, se ekzistonte vetëm një ‘screenshot’, nga një portal italian, por që sot nuk është.

 

“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës Antonela Berisha. ‘Sanremo’ është një qytezë, që edhe ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.

Madje ai the se ai nuk ka parë asnjë intervistë të saj në mediat italiane.

Sipas tij, Antonela mund të ketq qenë në ndonjë festë të organizuar në ‘Sanremo’.

 

Cukali, tha se është turp për mediat që i japin hapësirë personave të tillë.