Llogaritja e faturave të energjisë në Kosovë ngre dyshime: kalkulatori i ZRRE-së, një mashtrim?

Bordi i ZRrE-së dy ditë më parë miratoi rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat. Për ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira, raporton syri.net Kosova.

Kjo ngriti shumë ‘pluhur’ tek qytetarët duke qenë të pakënaqur me këtë vendim. E çfarë e ndezi edhe më shumë shqetësimin për ngritje të çmimit ishte edhe kalkulatori i llogaritjes së faturës së rrymës.

Ekspert të kësaj fushe ngritën shqetësimin e tyre duke thënë se në këtë kalkulator s’është përfshirë fare pjesa e subvencionimit nga Qeveria. Fatura duket më e lirë se çmimi real i saj.

"Vegla Excel është pak e vështirë të përdoret nga masa që nuk kanë njohuri për teknologjinë", Gazmend Selmani

Ndërmarrësi dhe njëherazi pronari i shkollës PBC Academy ka thënë për Syri.net Kosova se ZRrE ka vepruar aty për aty, duke ditur se kanë qenë para një situate të pakalueshme.

Selmani thotë qe me anë të këtij kalkulatori ZRrE ka shpalosur pjesën e cila bie drejtpërdrejtë në kuletën e qytetarit dhe duke fshehur pagesën indirekte, atë të subvencioneve.

“Mendoj se ZRrE është gjendur para një situate të pakapërcyeshme. Andaj edhe ka vepruar siç ka vepruar.

Duke u gjendur para një situate jo të lehtë përballë qytetarëve dhe medieve kanë vendosur që publikun ta informojnë në një mënyrë më të butë, duke shpalosur vetëm pjesën e cila bie drejtpërdrejtë në kuletën e qytetarit dhe duke e fshehur pagesën indirekte - atë përmes taksave, respektivisht subvencioneve”, tha Selmani.

Tutje, shqetësim tjetër Selmani ka ngritur edhe për ‘Ms Excel’ ku sipas tij kjo vegël është e vështirë për personat që nuk kanë njohuri në teknologji.

“Vegla Excel është pak e vështirë të përdoret nga masa që nuk kanë njohuri për teknologjinë, andaj do iu rekomandoja ta bëjnë një softuer të thjeshtë, i qasshëm nëpërmjet ueb faqes së tyre”, ka thënë Gazmend Selmani për syri.net Kosova.

Eksperti i sigurisë jep detaje

Të njëjtin mendim me këtë ndanë edhe eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli. Ai përmes një postimi në facebook  ka ndarë shqetësimin e tij me kalkulatorin që kanë vendosur në Excel.

Sipas Dolit shpërndarja e excel dokumentave në këtë mënyrë është e pa sigurt dhe mund të dërgoj deri tek marrja nën kontroll totale të paisjes së qytetarit, raporton syri.net Kosova.

“Ky kalkulator eshte mjet esencial per te qartesuar mjegullen e krijuar, dhe si i tille duhet te jete i qaseshem edhe nga keta 90%-shi tjeter i qytetareve qe perdorin paisje mobile, e qe shumica e tyre nuk kane MS Excel te instalum ne paisjet e tyre mobile. Shto ketu faktin qe ne aspektin e sigurise kibernetike shprendarja e excel dokumentave ne kete menyre eshte totalisht e pa sigurt, dhe mund te dergoj deri tek marrja nen kontroll total te paisjes se qytetarit”, ka shkruar ai në Facebook.

"ZRrE po fsheh pjesën e subvencionimit", Dardan Hasku

Për këtë reagoi edhe menaxheri i rrjeteve sociale, Dardan Hasku. Sipas tij, ZRRE ka fshehur pjesën e subvencionimit.

Hasku ka thënë se subvencionimi paguhet me taksat tona.

Sipas të dhënave të KEDS-it, konsumin prej 600 kWh e tejkalojnë 31% apo 195,300 konsumatorë të amvisërisë gjatë sezonit së dimrit. Ndërsa, 21% të konsumatorëve gjatë sezonit së verës.

Kujtojmë që ky vendim ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme dhe do të jetë e aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.