Çfarë po ndodh në ‘Big Brother’? Donaldi nuk përmbahet, prek Monikën në vendin intim

Monika Lubonja është një ndër banoret më të komentuara të shtëpisë “Big Brother VIP”.

Ajo është vlerësuar shpesh herë për çiltërsinë e saj, përshtatjen me njerëz shumë të rinj në moshë, si dhe për natyrën e saj gazmore.

Lubonja shpesh herë ka treguar se është pa komplekse me anë të veshjes dhe veprimeve të saj.

Të mërkurën, banorët kanë pasur për detyrë javore që të ndajnë kokrrat e kafesë, duke bërë diferencimin e tyre një e nga një.

Aktorja është parë në një moment gjatë ditës, kur nga i nxehti ka hequr bluzën dhe është shfaqur vetëm me reçipeta.

Monika ka ekspozuar gjoksin para kamerave të shtëpisë dhe me këtë rast edhe banorët e tjerë i janë bashkuar për të krijuar disa situata humori.

Ka qenë Donaldi ai i cili për një moment nuk është përmbajtur dhe shkoi t’i prekte gjoksin aktores.