Berisha i nxjerr VIDEO-n e Bashës: Sot ‘bërtet’ votoni Vetingun, si i drejtohej dikur Lul Brava ...

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka publikuar një video me deklaratat e deputetit Lulzim Basha gjatë kohës që fliste në ‘Çadrën e Lirisë’.

‘Sot ‘bërtet’ votoni Vetingun për Integrimin! Por ja si i drejtohej dikur Lul Brava përfaqësuesve europiane!’, shkruan lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Basha në atë kohë, shprehej së përfaqësuesit e BE-së deklaronin se ‘bëjeni vetingun se do të hapim negociatat’.

Por për deputetin Basha, këto ishin vetëm broçkulla, të cilat sot ai duket se i ka kapërdirë dhe ka vendosur që të bashkojë votat me Edi Ramën.