Greqia do t’i heqë në mars, kufizimet e fundit për Covid

Qeveria greke planifikon të heqë gradualisht kufizimet e mbetura për Covid deri në muajin e ardhshëm.

Athinë - Duke ndjekur hapat e shteteve të tjera evropiane, qeveria greke po përgatitet për heqjen graduale të disa masave të mbetura deri në mars, me synimin për hapjen e plotë të ekonomisë.

Më konkretisht, ka të ngjarë të mos ketë masa kufizuese përveç përdorimit të maskës, e cila pritet të mbetet në të ardhmen pa afat.

Megjithatë, heqja e masave vlen ekskluzivisht për personat e vaksinuar dhe të gjitha kufizimet – si hyrja në ambiente të brendshme – do të mbeten për të pavaksinuarit.

Ky rend i heqjes së kufizimeve dhe i kthimit në jetën normale është dëshmuar tashmë në të gjithë Evropën, siç u duk në Konferencën e Përbashkët të Ministrave të Jashtëm dhe Shëndetësisë të Bashkimit Evropian të mërkurën në Lion.

Masat e para që thuhet se do të anulohen gjatë periudhës së ardhshme deri në fund të shkurtit janë ato që kanë të bëjnë ose me kapacitetet e klientëve në restorante ebare ose me numrin e vendeve.

Burime të mirëinformuara përjashtuan idenë që të dy kufizimet do të hiqen në të njëjtën kohë, duke theksuar se do të jetë njëri ose tjetri.

Synimi është që deri në fillim të marsit të mos ketë kufizime. Megjithatë, ndalimi i karnavaleve këtë vit nuk do të anulohet dhe do të zbatohet.

Nëse nuk ndryshon diçka, nga mesi i marsit pritet një hapje e plotë e ekonomisë. Kjo do të sigurojë që të vijojë një periudhë normale për Pashkët, duke filluar nga 24 prilli. Një javë më vonë, më 1 maj, qeveria grekeplanifikon të shpallë gjithashtu një rritje të pagës minimale.

Qeverisë Mitsotakis do t'i duhet gjithashtu të përballet me një problem tjetër, potencial, pasi rreth 300,000 grekë që nuk morën vaksina përforcuese të Covid-19 shtatë muaj pas dozës së dytë, konsiderohen të pavaksinuar.

Pavarësisht nga kjo, zyrtarët qeveritarë duken të sigurt se shumë prej këtyre njerëzve do t’i marrin dozat e tyre përforcuese.