U gjet në një dhomë hoteli, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur

Është zbuluar shkaku i vdekjes së Bob Saget.

 Trupi i pajetë i aktorit të njohur u gjet më 9 janar në një hotel në Orlando, Florida.

Vdekja e papritur e aktorit nuk pikëlloi vetëm familjarët por edhe fansat e tij të cilët ‘rrëzuan’ internetin me komente ngushëlluese për Saget.

Por së fundmi familja e aktorit ka zbuluar shkakun e vdekjes së aktorit dhe nuk është alkooli apo lëndët narkotike siç u mendua në fillim.

Në deklaratën e familjarëve thuhej:

''Autorietet kanë përcaktaur se Bob ka ndërruar jetë për shkak të një traume në kokë. Ata kanë arritur në përfundimin se ai aksidentalisht ka goditur pjesën e pasme të kokës. Nuk e ka menduar më gjatë dhe shkoi të flinte. Në autopsi u zbulua se ky ndikim, të cilin Saget e injoroi, shkaktoi një hemorragji cerebrale'.

E veja e tij, Kelly Rizzo, i tha programit "Good Morning America" ​​gjatë një interviste muajin e kaluar se burri i saj dukej se ishte në gjendje të mirë shëndetësore para vdekjes së tij dhe se infektimi i tij me Covid-19 në dhjetor "nuk ishte asgjë serioze".