VIDEO+FOTO/ I shënoi Tottenhamit, nota e Armando Brojës në fitoren e Southamptonit

Southamptoni i Armando Brojës triumfoi mbrëmjen e djeshme me përmbysje 3-2 ndaj Tottenham në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Premier League.

Meritë të madhe në këtë fitore kishte edhe sulmuesi kuqezi, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 24-t, pas autogolit të Bednarek.

Ky ishte goli i 6-të për Brojën në kampionatin anglez.

Pa ndeshjes sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën 7.5, ndërsa më i miri ishte Ward-Prowse (8.8), i cili dha dy asiste në golin e dytë dhe të tretë të Southamptonit.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e lojtarëve të të dy ekipeve.