VIDEO/ Broja 'djeg' mbrojtjen e Tottenham, sulmuesi shqiptar shumë pranë golit të dytë

Armando Broja ka shkëlqyer për Southampton në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Tottenham.

Sulmuesi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-rt, duke vendosur baraspeshën, ndërsa në minutën e 36-të ishte fare pranë golit të dytë.

Një top i gjatë përpara ç’akordon mbrojtjen e Antonio Conte-s, teksa Broja u shmanget tre fanellave kundërshtare dhe vihet në zotërim të topit.

Megjithatë goditja në fund përfundon pranë shtyllës, duke mos arritur të tund rrjetën për herë të dytë. Një shans ky që ka sjellë edhe britmat e trajnerit Hasenhuttl, i cili bazuar në aftësitë e lojtarit shqiptar priste që topi të shkonte në portën e Tottenham-it.