Laureta në takimin e saj të parë, Bledi e bën të harrojë të shkuarën e errët

Në “Për’puthen PRIME” u transmetua takimi i parë midis Lauretës dhe Bledit.

Dyshja ishin mjaft të afërt me njeri-tjetrin, teksa gjatë takimit kanë patur biseda shumë të ndjera.

Laureta është përfolur për të kaluarën e saj rreth 4 vite më parë, ku kishte patur disa probleme me policinë, që sipas saj, ishin si pasojë e besimit të saj të tepruar në dashuri.

Komentet nuk kanë munfuae as në takimin me Bledin, në lidhje me këtë ngjarje. E prekur dhe me zërin që i dridhej, ajo u shpreh se e ka përjetuar keq për shumë vite këtë situatë, ndërsa thotë se Bledi e bëri të ndihej shumë mirë në takimin e tyre të parë.

Pjesë nga biseda:

Luareta: Dua një shans të dytë, dua dike pranë vetes, nuk jam tip që besoj në shpresa, se gjthm jam e tradhëtuar!

Bledi: Kurrë mos thuaj kurrë!

Laureta: E kam përjetuar për shumë vite, dhe e kam pasur si ngarkesë psikologjike. Kam bërë edhe terapi, është kjo që historia ime u bë shumë bujë dhe portale, shumë skandaloze. Duke pasur parasysh edhe anën familjare.

Arjan Konomi: Sa ka të bëjë prezenca e një djali në krahun tënd?

Laureta: Shumë, kam nevojë të jem me paqe me mirëkuptim ose të gjej dikënd që do shohi zemrën time dhe jo pamjen e jashtme apo të kaluarën tënde!

Bledi: Zakonisht i kemi pak të keqe që paragjykojmë gjërat pa i ditur. Ka pas mesazhe që më kanë shkruar, njerëz që më kanë shkruar për të kaluarën e saj, nëse s’më pengon e kaluara e saj. Por përderisa nuk e njeh një njeri s’mund të japësh një mendim ose të paragjykosh! Koha do të tregoj diçka, edhe ajo është këtu brenda për të fshirë atë të kaluarën e saj dhe të reagojë kjo që është. Është komplet ndryshe nga ajo që shkruhet në portale.