Chelsea dhe Palmeiras në finalen e Kupës së Botës për Klube

Chelsea mposhti 1-0 Al-Hilal dhe kaluan në finalen e Kampionatit Botëror të Klubeve, që po luhet në Abu Dhabi.

Kampioni aktual i Evropës mposhti klubin saudit 1-0 në stadiumin “Mohammed Bin Zayed”.

Chelsea dominoi nga fillimi deri në fund të ndeshjes dhe në fund regjistroi fitoren 1-0.

Shënues për blutë ishte Romelu Lukaku në minutën e 32-të pas një gabimi të madh të mbrojtësit Yasser Al Shahrani, i cili ia dhuroi ​​topin sulmuesit të bluve, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte për 1-0.

Chelsea do të luajë në finalen e së shtunës kundër brazilianit Palmeiras, të cilët mposhtën 2-0 egjiptianët e Al Ahly në gjysmëfinale (Veiga 39', Dudu 49').