Shembja e banesave tek '5 Maji', Meta takim me përfaqësues të banorëve: E dhimbshme dhe anti-kushtetuese

Ditën e sotme, Presindenti i Repulbikës ka zvilluar një takim përfaqësues me banorët e ‘5 Majit’.

Gjatë fjalimit në këtë takim Meta ju tregoi banorëve se është njohur nga afër me situatën.

Situatë të cilën Meta e cilësoi si ‘anti-kushtetuese’.

Presidenti i Republikës shtoi gjithashtu se banorët janë treguar të hapur ndaj zhvillimit urban dhe përmirësimit të infrastrukturës së Tiranës.

“Prita sot, me kërkesën e tyre, përfaqësues të banorëve protestues të zonave të 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit në kryeqytet.

Më informuan në detaje lidhur situatën e dhembshme dhe antikushtetuese që po ndodh me shpronësimin arbitrar të banesave dhe pronave të tyre dhe me faktin e mungesës së dialogut dhe dëgjimit të kërkesave të tyre legjitime nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Banorët më deklaruan se janë të hapur ndaj zhvillimit urban dhe përmirësimit të infrastrukturës së Tiranës, por ata nuk mund të braktisen dhe të lejojnë që interesat okulte të shkelin të drejtën e tyre jetike pronësore duke u shkatërruar pronat, pa kontrata dhe garanci të rregullt ligjore.

Duke vlerësuar shqetësimet e tyre, i garantova se do të bëj gjithçka që zëri i tyre të dëgjohet me ndjeshmërinë më të madhe njerëzore dhe zyrtare, me të gjithë mbështetjen time të plotë institucionale, për të legjitimuar kërkesat e tyre që meritojnë të marrin përgjigjen e duhur nga organet përkatëse administrative e ligjore.

Beteja demokratike për një shoqëri të drejtë dhe mos lejimin e kapjes së shtetit ka nevojë për ndërgjegjësimin e opinionit, zbatimin e drejtë të ligjit dhe unifikimin e të gjithë faktorëve të shoqërisë shqiptare që kërkojnë zhvillim e prosperitet”, u shpreh Meta.