Martial pas debutimit me klubin e ri: Refuzova Barçën dhe Juventusin, se i kisha dhënë fjalën Sevillas

Përforcimi i Sevillas, Anthony Martial, debutoi për klubin e tij të ri kundër Osasuna katër ditë më parë dhe sot zbuloi për gazetarët një detaj të panjohur deri më tani nga merkato dimërore.

Martial u transferua në huazim nga Manchester United në janar dhe u zbuloi gazetarëve spanjollë se kishte marrë oferta nga Barcelona dhe Juventus.

“Barcelona dhe Juventus më kontaktuan, donin të më sillnin, por nga unë morën të njëjtën përgjigje - jo. Ua kisha dhënë fjalën drejtuesve të Sevillias se do të firmosja për ta. E vendosa këtë në një bisedë me familjen time dhe kur bëj një premtim, e plotësoj”, tha Martial.

Martial do të përpiqet të ndihmojë Sevillan të fitojë titullin spanjoll. Andaluzianët janë aktualisht gjashtë pikë prapa liderit Real Madrid dhe janë ende në garë për trofeun.