VIDEO/ Momenti kur Saimir Tahiri dërgohet në burgun e Fierit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dërgua mesditën e sotme në burgun e Fierit, pas vendimit të Drejtorisë së Burgjeve

SYRI sjell pamje nga momenti kur Tahiri transferohet në ambientet e burgut i shoqëruar nga 4 motorë policie, një automjet i patrullës dhe furgoni i burgjeve ku ndodhej edhe vetë ish-ministri. 

Saimir Tahiri do të qëndrojë vetëm në një nga qelitë e këtij burgu. 

Ish-ministri i Brendshëm u dënua nga Apeli i GJKKO me 3.4 vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pas shpalljes së dënimit, Tahiri u dërgua në burgun 313 në kryeqytet, ku qëndroi i izoluar nga të paraburgosurit e tjerë për arsye sigurie.