Eriol Braimllari për inceneratorët: 1.8 milion dollarë udhëtime të pagura nga xhepat e qytetarëve

Eriol Braimllari,  shefi i kabinetit të kryetares së LSI-së, ka zbuluar një tjetër skandal.

Bëhet fjalë për dosjen e inceneratorëve, ku thekson ndër të tjera se për udhëtimet janë paguar shpenzime marramendëse me paratë e shqiptarëve.

”Prej vitit 2018 deri në vitin 2021, kanë bërë 1.8 milion dollarë udhëtime. Pra paratë e shqiptarëve, 1.8 milion dollarë i kanë shkuar një kompani për udhëtime dhe këto janë fatura që kanë kaluar vërtetë. Ne na kanë thënë që me këto para janë paguar edhe charterat për qeverinë. Ne besojmë fort që këto janë çështje që do ti vërtetojë SPAK”.