Tërhiqet Barcelona, katalanasit nuk përmbushin kërkesat e Kessie

Mediat spanjolle janë të sigurta se klubi katalanas nuk i përmbush dot kërkesat e Kessie. Sipas asaj që raporton gazeta katalanase, Sport, Kessie ka bërë një kërkesë që drejtuesit e Barcelonës nuk janë dakord.

Barcelona është duke kaluar një moment të vështirë ekonomik dhe nuk mund të suportojë një rrogë të lartë për Kessie. Për pasojë ata janë tërhequr nga gara dhe ia kanë lajmëruar këtë gjë edhe agjentit të lojtarit.

Megjithatë, qëndrojnë ende dy ekipe të tjera në të ardhmen e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë. Pas Kessie janë dy gjigantët italian, Interi dhe Juventusi. Marrota ia ka “vjedhur” një yll Milanit me parametër zero dhe Kessie do të plotësonte shumë hapësira tek Interi.

Nga ana tjetër, Juventusi e ka treguar mjaft mirë në sesionin e fundit të transferimeve se di si të jetë aktive dhe të afrojë lojtarë cilësorë në skuadër. Kështu, Kessie është një objektiv dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të bëjnë çmos që t’ia rrëmbejnë kuqezinjve.