Debuton në derbin me Partizanin, Bledar Devolli sjell entuziazëm te Dinamo

Në vigjilje të derbit të kryeqytetit ndaj Partizanit, e vlefshme për sfidën e kthimit në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, që do të luhet nesër në orën 18:00 në stadiumin “AIR Albania”, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Dinamos, Bledar Devolli, i cili ka analizuar këtë takim për blutë e kryeqytetit:

“Jam shumë i lumtur që më është dhënë kjo mundësi, që të futesha te kjo familje dhe te ky klub si Dinamo. Ekipin e kam parë këto ditë shumë mirë, kemi punuar shumë mirë.

Shikoj entuziazëm. Kemi punuar dhe besoj kjo do të jetë motoja, sidomos në këtë situatë ku jemi, me kokën poshtë edhe me entuziazmin që i duhet shumë një ekipi dhe sidomos ekipit tonë në këtë situate ku është, që të kalojmë këtë situatë të vështirë dhe që nga nesër të kalojmë turin dhe të vazhdojmë më tej, sepse ky ka mbetur objektivi ynë i vetëm për të kapur Europën besoj”, tha Devolli.