VIDEO-SYRI TV/ Balla fushatë për Bashën: Demokratët të votojnë Lulzim Bashën

Lulzim Basha mendon si Taulant Balla. Dhe Balla flet si Lulzim Basha.

Kështu ka ndodhur gjatë takimit të Ballës në Lushnje.

Në një takim me ata që i cilëson si mbështetës të tij, Taulant Balla u ka folur dhe për deputetin Lulzim Basha.

Duke bërë fushatë për Bashën, Balla është shprehur se ‘demokratët duhet të votojnë Lulzim Bashën.

‘Përse i duhet vota një demokrati?

Për t’ia dhënë kandidatit të Saliut dhe Ilir Metës? Si mundet një demokrat 24-karatësh ta investojë votën në një koalicion që është ndërtuar kundër SHBA-së?

Por a mundemi ne shqiptarët ti kundërvihemi SHBA-së, pa të cilët ne s’do të kishim ekzistuar si komb?

Në vitin 1920 Kongresi i Lushnjes merrte vendimet dhe mbështetjen e tyre e gjente tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, - është shprehur Taulant Balla në takimin e tij në Lushnje.