Rusi/ Incidenti me Macron nuk është i pari, 15 vite më parë Putin e përballi Merkel me frikën e saj

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka marrë detyrat e kryeministrit dhe kreut të shtetit në periudha të ndryshme që nga viti 1999 dhe është një nga aktorët më të rëndësishëm në politikën botërore, priti presidentin francez Emmanuel Macron në Moskë ditë më parë, takim i cili ishte në agjendën e opinionit publik ndërkombëtar. 

Putini, i cili u ul në njërën skaj të tryezës gjigante të bardhë, e vendosi Macronin të ulej në anën tjetër të tryezës.

 Në fillim të takimit, Putin e përshëndeti Macronin me dorën në xhep nga larg dhe në konferencën për shtyp pas takimit, ai u largua pa pritur Macronin.

Por Putin është një personazh i njohur për gjeste të tilla para kamerave me liderët botërorë.

Presidenti i Rusisë ka vënë në siklet dhe ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel.

 ë vitin 2006, Putin i dhuroi kancelares gjermane një lodër të vogël prej pelushi bardh e zi.

 Edhe pse kjo dhuratë nuk tërhoqi shumë vëmendje në atë kohë, Putini, i cili priti Merkelin në Soçi një vit më vonë, u shfaq me qenin e tij qëllimisht gjatë takimit para kamerave.

Ai e dinte se Angela Merkel i urren qentë, pasi u kafshua nga nje i tille ne vitin 1995.