Papa Françesku: Lufta në Ukrainë do të ishte një çmenduri

'Një luftë në Ukrainë do të ishte çmenduri", tha Papa Françesku sot, duke shprehur shpresën se tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë mund të kapërcehen përmes dialogut shumëpalësh.

Duke folur sot në audiencën e tij të përgjithshme, Papa falenderoi ata që morën pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Lutjes për Paqe në Ukrainë, të cilën e kishte shpallur më 26 janar.

"Le të vazhdojmë t'i lutemi Zotit për paqen në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet e luftës të mund të kapërcehen përmes një dialogu serioz" tha ai, duke iu referuar bisedimeve Rusi-Ukrainë

"Dhe të mos harrojmë. Lufta është çmenduri," tha kreu i Kishës Katolike.