Britania e Madhe do të heqë të gjitha rregullat anti –covid në fund të shkurtit

Kryeministri britanik Boris Johson ka deklaruar sot se do të heqë të gjitha kufizimet anti-covid në fund të këtij muaji.

Johson tha se ai do të parashtronte strategjinë e plotë më 21 shkurt por duke parë që tendencat inkurajuese vazhdojnë, kufizimet mund të hiqen katër javë më herët se sa ishte propozuar fillimisht.

Ndërsa rregullat e udhëtimit mund të qëndrojnë në fuqi për njerëzit që vizitojnë Britaninë e Madhe.

Por cilat janë kufizimet që nuk hiqen?

Personat të infektuar me COVID duhet të qëndrojnë të izoluar 10 ditë, por nëse ato rezultojnë negativ në ditën e pestë mund t'i japin fund izolimit .

Maskat janë ende të nevojshme në në njësitë mjekësore dhe të kujdesit, duke përfshirë spitalet dhe farmacitë

Shumë besojnë se heqja e kufizimeve do të përmirësojë imazhin e Johnson, i cili është dëmtuar pas skandalit për një festë në Downing Street mes kufizimeve të covid.

Në të njëjtën kohë, rastet kanë shënuar rënie dhe numri i viktimave është në gjendje të qëndrueshme.