Conte do Eriksenin te Tottenhami: Do të ishte bukur të punonim përsëri së bashku

Christian Eriksen është gati të rikthehet në fushë. Fantazisti danez, i cili pësoi një arrest kardiak në sfidën Danimarkë-Finlandë në Euro 2020, ka firmosur një kontratë 6-mujore me Brentford.

30-vjeçari do të luajë me defibrilator në zemër, dhe të hënën kreu seancën e parë stërvitore me ekipin e ri.

Rikthimi i tij në futbollin profesionist ka lumturuar Antonio Conten.

Trajneri i Tottenham punoi një vit e gjysmë me Eriksen tek Interi, ekip me të cilin fituan titullin kampion sezonin e kaluar.

Në konferencën për shtypin përpara takimit shtëpiak kundër Tottenham, Conte tha: “Jam i lumtur që e shoh përsëri në fushë Eriksen. Kemi kaluar momente të bukura së bashku tek Interi, duke fituar kampionatin. Do të ishte bukur të punonim përsëri së bashku. Mos të harrojmë se Christian është pjesë e historisë së Tottenham. Kthimi i tij këtu do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të, mua dhe për klubin”, deklaroi trajneri italian.