U fsheh në një shtëpi, ja si e zbuloi policia greke shqiptarin që u arratis nga burgu i Kretës

Mori fund ditën e sotme aventura e lirisë për shqiptarin dhe pakistanezin të arratisur dy ditë më parë nga burgu  i Kretës.

Mediat e vendase bënë me dije se të arratisurit nga ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Chanias janë arrestuar sot në zonën e Kumbelit.

Sipas informacioneve të para, ata u arrestuan në një shtëpi të vjetër, të “mbyllur” në Halepa të Chania, ndërsa dyshohet se gjatë këtyre dy ditëve ato kanë hyrë në disa shtëpi, pasi kanë qenë të uritur dhe ftohtë dhe autoritetet kanë arritur në gjurmët e tyre.

Dhe këtë e tregojnë më së miri fotot e mëposhtme të shtëpisë së braktisur ku shqiptari dhe pakistanezi qëndruan për rreth tre ditë.