Sekuestrohen kokainë e mbi 22 milionë lekë, si u arrestua nga policia 31-vjeçari

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Suplier 2”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, një automjet, shumat e parave 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.