Kapen 4 burra në Korçë: një hajdut, një kontrabandist, një me thikë e një me tulla

Policia e Korçës ka arrestuar dhe proceduar katër persona në 24 orët e fundit, veprat penale të të cilëve ishin të ndryshme nga njera-tjetra.

Dy ishin nga Korça, dy nga Pogradeci.

I pari u arrestua. Ai ishte hajdut, B. D., 48 vjeç, që banonte në fshatin Voskop të Korçës, shkoi në  lagjen 7 të qytetit dhe i vodhi çantën një gruaje, E. Rr, 42 vjeçe, banore aty. Në çantë ajo kishte dokumente, karta banke dhe një sasi të vogël lekësh.

I dyti u kap me thikë.  K.K. 22 vjeç me banim në Korçë, u kontrollua dhe me atë rast mësoi se “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” ndalohet nga ligji. Meqënëse u kap me thikë, policia i përgatiti procedimin penal.

I treti doli që ishte kontrabandist. A.O, 29 vjeç, banues në Pogradec, iu kontrollua makina Benz nga Policia dhe iu gjetën në të një sasi mallrash ushqimore për të cilat policia mendon se janë kontrabandë. Edhe ai u procedua.

I fundit dhe i katërti u kap me tulla në dorë. U.H, 43 vjeç, banor i Pogradecit. Edhe për këtë policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”. Policia e zuri duke ndërtuar pa leje në lagjen nr.1 të qytetit./ar.sh/SYRI.NET