Ergys Kaçe rikthehet në kampionatin grek, prezantohet te klubi i ri

Ergys Kaçe është lojtari i ri i skuadrës së Verias, ekip që militon në Ligën e Dytë greke.

Mesfushori i cili u largua nga Partizani ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit me skuadrën helene.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi i Verias me anë të një komunikate në sajtin e tij zyrtar duke i uruar mirëseardhjen 28-vjeçarit shqiptar.

Më parë Kaçe përveç Partizanit është aktivizuar edhe me fanellat e Arisit të Selanikut, PAOK-ut, AE Larisa, Panathinaikos, Viktoria Plzen.