Gjykata rrëzon kërkesën e Bashës/ Drejtësia, 'shuplakë' kryetarit të shkarkuar

Rrëzohet kërkesa e Lulzim Bashës për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Basha kërkoi heqjen e tij nga shqyrtimi i statutit të Komisionit të Rithemelimit.

Kërkesa e PD u shqyrtua nga gjyqtari Arben Kostandini. Kujtojmë se gjyqtari Zhukri dha dorëheqjen nga çështja, por kërkesa e tij u refezua.

Sipas sqarimit të dhënë më herët nga Gjykata e Tiranës, regjistrimi i statutit është një kërkesë që bëhet mbi ligjin për partitë politike, gjë që nuk e bën të papajtueshëm me funksionin ndaj nuk është pranuar dorëheqja.