Biznesi/ Mbretëresha Elizabeth nxjerr në treg ketchup-in e saj

Një linjë e re produktesh është lancuar me nënshkrimin mbretëror! Këto janë salca të bëra nga përbërësit e Sandringham Royal Gardens, mes tyre ketchup dhe një tjetër salcë kafe.

Ketchup-i përshkruhet si ideal për të gjitha orët, si për mëngjes ashtu edhe për çdo vakt tjetër që përmban aroma mollësh, hurmash dhe erëzash. Salca e kafesë ka uthull dhe erëza.

Edhe kjo seri ka një çmim mbretëror si kavanozi 300 gr. shitet gati 9 euro! Sigurisht që produktet ende nuk janë lancuar dhe nuk është bërë e ditur zyrtarisht se kur saktësisht do të jenë në dispozicion në dyqanin mbretëror online.

Edhe pse lancimi i këtyre produkteve duket se na befason, thuhet se mbretëresha është një adhuruese e madhe e burgerëve, pra në magazinat mbretërore ka një stok të madh salcash.
Megjithatë, sipas informacioneve të një shefi të vjetër së kuzhinës mbretërore, Darren McGrady, gjaku blu preferon t’i zbukurojnë burgerët në vend të ketchup-it i me boronicë.

Kjo nuk është sipërmarrja e parë e biznesit të Mbretëreshës Elizabeth. Në vitin 2020 ajo lëshoi ​​xhinin e saj ndërsa vitin e kaluar hodhi në treg birrën e saj. Gjithmonë me materiale nga pronat mbretërore në Londër apo Sandringham.