Plas mes moderatoreve të njohura/ I ‘vodhi’ projektin, Rudina Dembacaj ironizon keq: Talentet e ekranit

Gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Einxhel ka treguar se ëndrra e saj ishte të ndihmonte të gjitha vajzat në pamundësi për tu shkolluar e për të patur një karrierë.

Ajo ka rrëfyer se, nëse do ta fitonte çmimin e madh, do t’ia dedikonte këtij qëllimi që ajo kishte synuar për njohë të gjatë.


Kështu, “Top Chanel” ka vendosur të surprizojë moderatorin duke i dhënë gazetares ofertën për të bashkëpunuar me një emision televiziv për të ndihmuar të gjitha vajzat shqiptarë në vështirësi, të cilat duan të kenë pavarësinë e tyre.

Por pas kësaj, aktorja Rudina Dembacaj ka ironizuar në profilin e saj në “Instagram” duke nxjerrë videon e saj të datës 8 tetor 2020 dhe duke treguar se ideja në fakt ishte e para e saj.

“8 tetor 2020. U zgjova me ide “origjinale” të talenteve të ekranit. Mirmëngjes!”.

Rudina e ka fjalën për projektin “Malsoret e mia” e cila ka pikërisht për qëllim të shkollojë vajzat që nuk kanë mundësi, njësojë si Einxhel… ose Einxhel njësoj si Rudina.