I dehur në timon, i riu përplasi çiklomotorin ku vdiqën dy vëllezër 15 dhe 13 vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozetit në Durrës.

Dy vëllezër, 15 dhe 13 vjeç kanë humbur jetën si shkak i përplasjes së çiklomotorit ku ata udhëtonin bashkë me babain e tyre, nga një i ri i cili ishte i dehur në timon.

Teksa po udhëtonin me një çiklomotor të drejtuar nga babi i tyre, ata janë goditur nga një makinë e drejtuar nga Xhoni Muço, 23 vjeç i cili ka rezultuar të ketë qenë në gjendje të dehur.

15-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa sot ka humbur jetën në spital edhe 13-vjeçari.