E rëndë në Peqin! Ndërron jetë i paraburgosuri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ambjentet e burgut të Peqinit ku një i paraburgosur ka ndërruar jetë. Burime paraprake bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Andi Gjoci.

Mësohet se 46 vjeçari i dënuar për vjedhje fillimisht mësohet se ka marrë ndihmën e parë mjekësore në paraburgimin e burgut dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit.

Sipas informacioneve mësohet se 46 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 9.30 minuta, në ambientet e paraburgimit tw IEVP Peqin, është gjetur nga ndihmësmjeku që shpërndan terapitë, i paraburgosuri Artur Gjoci, 46 vjeç, i shtrirë në gjendje agonie, me puls të dobët. Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë nga ndihmës mjeku duke i aplikuar Predizelon dhe Adrenalinë, e më pas është nisur urgjent drejt spitalit të Peqinit duke e shoqëruar përgjatë gjithë kohës me masazh kardiak. Duke parë gjendjen e rënduar, i është injektuar sërish një ampulë Adrenalinë nga mjekët e spitalit, por fatkeqësisht ka gjetur vdekjen. Dyshimet e para janë për një arrest kardiak.