Prezantueses së famshme i ndodh e papritura/ Sulmohet brutalisht gruaja e yllit të futbollit gjerman

Cathy Hummels ishte viktimë e një grabitjeje në Tajlandë.

Prezantuesja e njohur gjermane ndodhej në Tajlandë për tre javë, për të filmuar sezonin e ri të “Battle of the Reality Stars”.

Pak para largimit të saj, i ndodhi e papritura.

Prezantuesja e njohur u sulmua brutalisht dhe u grabit nga persona të panjohur.

“Unë u godita në kokë më pas. Autori më goditi disa herë. Në një moment kuptova se kjo është një çështje jetë a vdekje dhe fillova të kundërpërgjigjem. I thashë merr çfarë të dush dhe më lër të jetoj”, ka thënë Cathy.

Autori i ka vjedhur celularin dhe është larguar me vrap.

“Mblodha të gjitha forcat dhe vrapova përsëri në hotel. Gjatë gjithë kohës mendoja vetëm për djalin tim të vogël”, shpjegon gruaja e futbollistit Mats Hummels.