VIDEO-SYRI TV/ Meta kallëzon Kuvendin në SPAK: Falsifikoi dokumentet, proces mafioz

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka dalë sot në konferencë për mediat ku ka lajmeruar se ka firmosur kallëzimin penal kundër strukturave dhe funksionarëve përgjegjës në Kuvendin e Shqipërisë për veprat penale të kryera në bashkëpunim falsifikim dokumentesh.

Kallezimi penal do depozitohet ne Prokurori dhe ne SPAK, informoi Presidenti Meta.

“Sapo ky kallëzim të depozitohet në Prokurorinë e Posaçme dhe në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, menjëherë do ta publikojmë të plotë në faqen zyrtarë të institucionit të Presidentit të Republikës”, tha kreu i shtetit.

Konferenca jo e zakonshme mbahet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nga dita në ditë vendimin për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit. Kushtetuesja më 7 shkurt, u tërhoq për vendim me një afat brenda 30 ditëve nga kjo datë.