'Dhuna policore tek ‘5 Maji’ ka fytyrën e atij që kontrollon çdo pushtet, me Edi Ramën s'ka drejtësi'

Egërsia me të cilën qeveria po ndërhyn për të shembur qindra banesa në rrugën “5 Maji” në Tiranë ka nxitur qëndrime të ashpra nga deputetët e opozitës.

Albana Vokshi, anëtare e Komisionit për Rithemelimin e PD-së, pasi ka parë skenat drithëruese të dëbimit të familjeve nga shtëpitë e tyre, me fëmijët e vegjël prej dore, shtyrjen dhe pengimin edhe të gazetarëve, deklaroi se kjo dhunë policore ka fytyrën e kryeministrit në të gjithë aspektet, njeriut që sot kontrollon të gjitha pushtetet, deri edhe pseudoopozitën. Pyetja që ngre ajo është: Kush do të vërë drejtësi?!

“Dhuna e policisë ndaj banorëve të “5 Majit” ka fytyrën e Edi Ramës! - shpërtheu Vokshi në Fb. -  Ai trajton si armik këdo që kërkon t’i pengojë një projekt korruptiv me përfitime të mëdha. Dhuna nga grave, nënave banore të “5 Majit” ka fytyrën e Edi Ramës! Ai i urren gratë!

Dhuna e policisë ndaj gazetareve në krye të detyrës, ka fytyrën e Edi Ramës! Ai nuk e do fjalën e lirë, nuk e do median e lirë. Ju mbyll gojën me dhunë gazetarëve e vë para qytetarëve propagandën me ngjyra.

Turp për çdo polic që vë dorë mbi një nënë, mbi një grua, mbi një qytetar vetëm pse po mbrojnë pronën e tyre qe e kanë vënë me djersë e me gjak.

Në çdo status apo dalje kërkojmë të vihet drejtësi, përgjegjësit të ndëshkohen. Po kur përgjegjësi është Edi Rama, kush do të vërë drejtësi?! Ai që kontrollon çdo pushtet?! Edhe pseudo-opozitën?!

Për aq kohë sa të mos ketë votë të lirë, nuk do Të ketë drejtësi në Shqipëri! Me Edi Ramën nuk ka drejtësi!”përfundon Vokshi, duke shtuar edhe pamjet e rënda të kësaj dite. /ar.sh/SYRI.NET