Tërmetet: Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Hershëm - Si funksionon

Greqia, Italia dhe Turqia mund të përfitojnë shumë nga një sistem i paralajmërimit të hershëm ndaj tërmeteve (EEW).

Ky sistem përbëhet nga rrjete sensorësh dhe modelesh/algoritmesh matematikore, që synojnë zbulimin në kohë reale të tërmeteve dhe paralajmërimin e hershëm të autoriteteve të mbrojtjes civile dhe publikut përpara se të fillojë “lëkundjet” në zonat e prekura.

 Aftësia për të dërguar një sinjal paralajmërues, edhe disa sekonda para fillimit të tërmetit, mund të sigurojë kohë të vlefshme për të reduktuar dëmet materiale, aksidentet dhe viktimat njerëzore.

Deri më tani, vetëm nëntë vende në botë operojnë sisteme të tilla të përhershme EEW si SHBA, Japonia dhe Meksika, ndërsa në Evropë vetëm Rumania.

Studiuesit theksojnë se Greqia dhe Turqia tashmë kanë një sistem (Android Earthquake Alert System), i cili përdor celularët për të dërguar dhe marrë paralajmërime për tërmetet.

 Theksohet se për të zbatuar një sistem të ri paralajmërimi për tërmetet në shkallë të gjerë në dy vendet mesdhetare, stacionet ekzistuese sizmike do të duhet të përmirësohen në mënyrë që të transmetojnë shpejt dhe me efikasitet informacionin e nevojshëm që do të përdoret për të parashikuar fuqinë e tërmeti dhe epiqendrën.

 Këto parashikime bazohen në valët e para të shpejta sizmike të zbuluara nga sensorët.

Sipas studiueses së EUCENTRE Dr. Eliza Tsoukolo, "komponenti më i rëndësishëm i një sistemi të paralajmërimit të hershëm të tërmeteve është një rrjet i dendur sensorësh me një infrastrukturë komunikimi të shpejtë dhe të fortë. Falë përparimeve teknologjike, tani është e mundur të instalohen shumë sensorë sizmikë me kosto të ulët"

Pas instalimit të një sistemi të tillë, kur tërmeti i parashikuar tejkalon një kufi të fuqisë të paracaktuar, atëherë një sinjal paralajmërues do të lëshohet automatikisht disa sekonda përpara. 

Kjo nuk do të ndodhë kur tërmeti i ardhshëm konsiderohet i vogël, në mënyrë që të shmanget paniku i panevojshëm. 

Në çdo rast, sipas studiuesve, popullata duhet të ketë një edukim se si të reagojë nëse merr sinjal paralajmërues për tërmet.