Paralajmërime të reja në lidhje me pandemitë vijnë nga Bill Gates

Miliardieri dhe themeluesi i Microsoft Bill Gates së fundmi ka prezentuar librin e tij i cili flet për rrezikun e pandemive të ardhshme në botë.

Gates i cili publikoi një artikull në faqen e tij të internetit ‘Gates Notes' e filloi artikullin e tij duke shpjeguar se pse e përshkroi këtë libër me fjalët : Nuk besoj se COVID-19 mund të jetë epidemia e fundit.

Duke deklaruar se libri i titulluar: Si të  parandalojmë pandemitë e ardhshme, i cili do të dalë në treg më 3 maj, Gatë shkroi në artikullin e tij:

''Në libër unë parashtroj hapat specifikë që mund të ndërmarrin jo vetëm për të ndaluar pandemitë e ardhshme por për të siguruar një kujdes të mirë shëndetësor për të gjithë. Unë kam përmbledhur mësimet që këmi mësuar nga kjo pandemi, risitë që na duhen për të shpëtuar jetë dhe mjetet e reja që na duhen për të ndaluar patogjenët herët’.

Duke deklaruar se ai ka përfshirë në libër dhe takimet e  rregullta me drejtues të shëndetit publik si  Anthony Fauci dhe Tedros Adhanom Ghebreyesus , Gates tha: Unë ju them se si është të jesh subjekt i teorive konspirative’ duke shtuar:

“Qëllimi që të mos ketë më pandemi nuk është aspak ambicioz, por përparimi që kemi bërë gjatë dy viteve të fundit, dukë përfshirë dhe përparimet që kemi bërë me vaksinat dhe njohuritë që kemi marrë për sëmundjet e frymëmarrjes, tashmë na kanë motivuar. Kjo është rruga drejt suksesit. Bota tani e ka kuptuar se sa serioze janë pandemitë dhe momenti është në anën tonë. Askush nuk duhet të jetë më i bindur se një sëmundje ngjitëse mund të vrasë miliona njerëz ose të ndalojë ekonominë globale, nëse bëjmë zgjedhjet dhe investimet e duhura, mund ta bëjmë Covid-19 epideminë e fundit.'

Gates i cili më herët është shprehur se 'jam pak i shqetësuar se interesi i shfaqur për përgatitjet epidemike është më i ulët se sa prisja", nënvizoi se në mënyrë që bota të jetë gati për pandeminë e ardhshme, duhet të arrijë kapacitetin për të prodhuar një vaksinë në 100 ditë për t'ua ofruar miliarda njerëzve në 100 ditët e tjera.

Sipas Gates, ne kemi mundësinë të ndërtojmë fabrika me këtë kapacitet. 

Megjithatë, e vetmja gjë që mungon është se ende nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshëm.