Zbulohet fakte të reja për jetën private të eksploruesit legjendar Marco Polo pas 720 vitesh

Pas 720 vitesh dalin në dritë fakte të reja për eksploruesin legjendar Marco Polo që nuk kanë të bëjnë me asnjë nga udhëtimet e tij të famshme por me jetën e tij personale.

Tregtari dhe eksploruesi italian Marco Polo kishte tre vajza nga martesa e tij me Donata Badoer .

Por së fundmi Marcello Bolognari një student doktorature në Universitetin Ca’Foscari në Venecia është shprehur se Marco Polo kishte dhe një vajzë tjetër jashtë martese, shkruan The Guardian.

Sipas studiuesit emri i vajzës ishte Agnese lindi midis viteve 1295 dhe 1298, shumë kohë përpara se të kishte tre vajzat nga martesa e tij.

Dokumenti i shkruar më 7 korrik 1319 tregon se Agnese vdiq në moshë shumë të re.

Polo, i cili shkroi një libër për udhëtimet e tij që u bënë bestseller në mbarë botën, u kthye në vendlindjen e tij kur u lirua nga burgu. 

Disa muaj më vonë, ai u martua me Donata Bandoer.

Marco Polo ishte ai që prezantoi Azinë me evropianët dhe ishte i pari që njohu kulturat e Lindjes.

Një fëmijë i një familjeje të pasur tregtare veneciane, ai u rrit larg prindërve të tij, të cilët vazhdimisht udhëtonin në Azi për të shitur mallrat e tyre .

Babai dhe xhaxhai i tij kishin vizituar perandorinë e Hanit, një pasardhës i Genghis Khan në Kinë, gjatë kulmit të qytetërimit kinez, dhe po punonin për perandorin mongol.

Në moshën 17-vjeçare, Polo përjetoi një kulturë që Perëndimi e kishte injoruar deri më tani. 

Babai i tij ishte kthyer në Venecia për të marrë me vete 100 priftërinjtë e kërkuar nga perandori Khan. 

Më në fund ai arriti të bindë vetëm dy priftërinj dhe mori me vete djalin e tij.

Udhëtimi i gjatë dhe i vështirë drejt Lindjes zgjati gjithsej katër vjet. 

Shumica e informacionit rreth përvojave të Polos në Kinë vijnë nga një libër që ai shkroi disa vite më vonë, i titulluar Përshkrimi i botës, i njohur si Udhëtimet e Marco Polo-s.

 Gjatë udhëtimit, Polo u infektua me një sëmundje të rrallë dhe katër vjet më vonë ata mbërritën në Perandorinë madhështore Han në Pekin.

Për shkak të aftësisë së tij për të folur katër gjuhë, Polo u emërua ambasador në Perandorinë Kineze dhe guvernator i një krahine.

 Me "bekimet" e perandorit ai mund të udhëtonte dhe të njihte fillimisht kulturat e panjohura të Tibetit, Birmanisë dhe Indisë.

 Aty ai pa se kinezët kishin të zhvilluar rrjetin rrugor, transaksionet financiare me kartëmonedha dhe industrinë e tyre.

Polo me babain e tij qëndruan në Kinë për 17 vjet. 

Misioni i kthimit u krye nga deti dhe përbëhej nga qindra njerëz. 

Udhëtimi i vështirë zgjati dy vjet e gjysmë. 

Fatkeqësitë që hasën gjatë rrugës u kushtuan jetën 600 njerëzve, të cilët ose u mbytën ose u sëmurën. 

Vetëm 18 persona mbërritën në Persi, ndër më me fat ishin Polo dhe familja e tij.

Përfshirja e Venedikut në luftën me Xhenova ishte arsyeja pse u bënë të njohura aventurat e tregtarit italian.

 Në moshën 44-vjeçare u zu rob në Xhenova. 

Aty takoi shkrimtarin Rusticello da Pisa dhe i tregoi për udhëtimin e tij në Lindje.

Ai mori një laps dhe një letër dhe filloi të regjistronte historitë e tij.

 Por evropianët nuk mund ta besonin madhësinë e Perandorisë Kineze, pasi Polo nuk kishte fakte.

 Më 8 janar 1324, Polo ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare.